2016-03-11 14:14:00

Kreshmët: fushatë në favor të meshtarëve të persekutuar


Të kremtohen meshë, në të cilat ofertat të shkojnë për mbështetjen e meshtarëve të persekutuar në të gjithë botën: kjo është fushata e Fondacionit papnor “Ndihmë për Kishën që vuan” në këtë kohë Kreshmësh. “Aty ku varfëria dhe persekutimi vënë në rrezik edhe zhvillimin e thjeshtë të apostullimit – lexohet në një notë – meshtarët vazhdojnë të punojnë me guxim në situata nga më të vështirat, duke mbetur, në shumë raste, e vetmja pikë referimi, jo vetëm për bashkësitë e krishtera, por për të gjithë popullsinë”.

Në vitin 2014, u kremtuan mëse një milion meshë sipas ndjetit të Fondacionit

Fondacioni e ka destinuar gjithmonë një pjesë të rëndësishme të ofertave për mbështetjen e veprimtarisë së klerit në ato vende ku Kisha është e varfër, ose e persekutuar. Në vitin 2014, njoftohet në notë, janë kremtuar 1.219.063 meshë sipas ndjeteve të mirëbërësve të Fondacionit “Ndihmë për Kishën që vuan”: një, çdo 26 sekonda. Kontributi i dhënë gjatë tyre është përdorur për të mbështetur e përkrahur 35.214 meshtarë, pra, një çdo nëntë priftërinj në botë.

Kisha qëndron krah popullsisë, aty ku ka luftë

 “Nuk kemi asgjë e jetojmë një në çast thellësisht të vështirë”, tregon ipeshkvi i Gomës në Republikën Demokratike të Kongos, imzot Théophile Kaboy Ruboneka. Në vend, vijon që prej pesë vjetësh, një krizë e rëndë politike. E megjithatë, Kisha vazhdon të qëndrojë pranë popullsisë, pavarësisht nga lufta.








All the contents on this site are copyrighted ©.