2016-03-09 15:00:00

Françesku: drekë për të pastrehët për të festuar 3-vjetorin e Papnisë


Një drekë për të pastrehët të diel, më 13 mars, për të festuar 3 vjet me Françeskun. Do të shtrohet 50 metra larg Sheshit të Shën Pjetrit, në kishën e Shën Lorencit in Piscibus, ku prej 33 vjetësh ruhet kryqi origjinal, që Gjon Pali II u dhuroi të rinjve me rastin e Ditës I Botërore të Rinisë, 1983. Me këtë çast të këndshëm, rreth një sofre të përbashkët pranë atyre, që rrallë ulen në sofër, do të përfundojë “Maratona e lutjes 24 orë rresht”, falënderim drejtuar Zotit për Papninë e Jorge Mario Bergoglios, duke iu lutur  t’i japë bekimin Papës  dhe shërbesës së tij.

Nisma do të fillojë të shtunden, më 12 mars, në orën 22.00, me adhurimin eukaristik dhe me një meshë solemne, në orën 23.00. Të diel, në orën 12.00 parashikohet pjesëmarrja në lutjen e Engjëllit të Tënzot, në Sheshin e Shën Pjetrit dhe Rruzarja e thënë nga fëmijët, në orën 14.00.  Do të marrin pjesë njëzet grupe kishtare, që do të organizojnë me radhë një orë lutjeje, shoqëruar me këngë.








All the contents on this site are copyrighted ©.