2016-03-06 00:00:00

Papa dhe Kuria Romake filluan Ushtrimet Shpirtërore


Pasdite me 6 mars 2016, në orën 16.00, Papa Françesku dhe bashkëpunëtorët e tij të ngushtë të Kuries Romake u nisën me autobus nga Sheshi Petriano, pranë Sallës  Pali VI, në Vatikan, drejt shtëpisë e Mësuesit Hyjnor, në Ariccia, ku do të qëndrojnë deri të premten e ardhshme, 11 mars, për Ushtrimet Shpirtërore, në përgatitje të Pashkëve.

Organizohen në formë pyetjesh e përgjigjesh, përgatitur nga atë Ermes Ronchi i Urdhërit të Shërbëtorëve të Marisë, të cilit Papa ia besoi sivjet Ushtrimet. Janë dhjetë pyetje themelore, që burojnë nga Ungjilli e ndikojnë fuqimisht në përgatitjen shpirtërore për Pashkët e afërta.

Sipas programit, ushtrimet shpirtërore nisën në orën 18.00, me kremtimin e adhurimit eukaristik dhe të lutjeve mbrëmësore. Ditët e mëpasme do të hapen me lutjet e mëngjesit, në orën 7.30, ndjekur nga meditimi i parë, në orën 9.30 e pastaj, nga bashkëkremtimi eukaristik. Në orën 16.00, do të mbahet meditimi i dytë, i cili do t’i paraprijë adhurimit eukaristik e lutjeve mbrëmësore. Në ditën e fundit, të premten, më 11 mars, parashikohet një meditim i vetëm.

“Jezusi, kur pa se po e ndiqnin, u kthye dhe i pyeti: “Çka kërkoni?” Ata iu përgjigjën: “Rabbi, [që do të thotë: Mësues], ku banon?” (Gjn 1,38): kjo është pyetja e parë ungjillore, me të cilën filloi reflektimi i së dielës dhe i tërë ciklit të ushtrimeve shpirtërore. Gjatë kësaj periudhe, si zakonisht, Papa nuk do të ketë audienca private apo të veçanta e nuk do të mbahet as audienca e përgjithshme e së mërkurës. Kështu, pasditen e së dielës.

 








All the contents on this site are copyrighted ©.