2016-03-06 00:00:00

Kisha, Bagnasco: në Perëndim nuk është i pakët persekutimi moral


“Është e vërtetë se në botën perëndimore nuk persekutohemi fizikisht, por edhe ne nuk na mungon persekutimi moral. E këtë persekutim duhet ta presim qetësisht, duke qëndruar drejt e pa frikë”. Është pohimi i kryetarit të Konferencës ipeshkvnore italiane, kardinalit Angelo Bagnasco, në fjalimin e mbajtur gjatë kuvëndimit, organizuar këto ditë në Gjenovë, kushtuar persekutimit dhe diskriminimit të të krishterëve nëpër botë. Të krishterët në perëndim nuk duhet të derdhin gjakun për Krishtin, si vëllezërit e tyre në botën lindore, të cilët duhet t’i shikojmë si shembull, në përpjekjen për të përballuar me krenarinë e shenjtë të të krishterit, persekutimet morale. Duhet t’i imitojmë, prandaj, të ecim në gjurmët e tyre. Larg bindjes se Perëndimi është pararojë në gjitha drejtimet. Ndërsa në shumë drejtime arrin deri atje, sa të mohojë jo vetëm rolin e  krishterimit e të të krishterëve në të gjitha fushat e jetës, por edhe krejt vetveten. Prej këndej, nga perëndimi, ku shpesh vuajmë, e jo pak, moralisht, duhet të shikojmë ato pjesë të botës, ku vëllezërit tanë vuajnë edhe fizikisht për Krishtin e duhet të marrim guxim nga guximi dhe qëndresa e tyre, për të ecur në rrugët e historisë me kokën lart, në emër të fesë sonë e të Zotit tonë. Këto, disa nga pohimet e kardinalit Bagnasco.








All the contents on this site are copyrighted ©.