2016-03-02 11:29:00

Papa Françesku: Kisha ka nevojë për njerëz, që ia hapin zemrën Mëshirës e Zotit


Papa Françesku ia kushtoi audiencën e sotme të përgjithshme, mbajtur në Sheshin e Shën Pjetrit, në Vatikan, temës së “Mëshirës e të korrigjimit”. Mendoj, vërejti  Papa gjatë audiencës, për disa bamirës të Kishës, që vijnë me një ofertë, fryt i djersës dhe i gjakut të njerëzve të shfytëzuar e të skllavëruar. E unë u them: “Ju lutem, merreni me vete çekun tuaj. Digjeni! Kisha nuk ka nevojë për para të ndyra, ka nevojë për njerëz, që ia hapin zemrën Mëshirës e Zotit!”.

Duke folur për Mëshirën Hyjnore, theksoi: “E kemi kujtuar më se një herë figurën e atit të familjes, që i do bijtë e vet, i ndihmon, i fal. E, si atë, i edukon e edhe i qorton, kur gabojnë, duke i ndihmuar të rriten sa më të mirë”.








All the contents on this site are copyrighted ©.