Nga 13 shenjtorët me emrin Albin, prej të cilëve 8 ipeshkvij, më 1 mars përkujtohen
tre: një martir legjendar anglez dhe ipeshkvijtë e Anger e Vercellit. shën Albini
francez, i lindur në vitin 496, ndërroi jetë më 1 mars 550.
Ndërsa Shën Albini, pasardhës i shën Euzebit, themeluesit të dioqezës së Vercellit,
u shugurua ipeshkëv në vitin 452, në një periudhë historike shumë të turbullt, në
sa fiset barbare të hunëve e të gotëve dyndeshin si rrebesh mbi Italinë.
Ipeshkvi i ri ndërtoi kishën metropolitane përmbi rrënojat e bazilikës së vogël, ngritur
nga shën Euzebi mbi reliket e shën Teofrastit.
Për të shuguruar Kishën e re, ftoi shën Gjermanin, i cili vdiq në udhëtim e sipër.
Kështu në bazilikën e Vercellit, në vend të Ipeshkvit të gjallë, arriti trupi i tij
i vdekur.
Sapo ky trup u vendos në mes të bazilikës - sipas rrëfimit të traditës - të gjithë
qirinjtë u ndezën vetvetiu, në sa më parë çdo përpjekje për t'i ndezur kishte qenë
e kotë. Kjo dritë u interpretua si mbajtje e premtimit që Shën Gjermani i kishte bërë
shën Albinit për të shuguruar Kishën. Për shën shën Albinin dimë edhe se kulti i tij
është shumë i lashtë.
All the contents on this site are copyrighted ©. |