2016-02-29 17:32:00

Patriarku i Etiopisë Abuna Mathias I falënderon Papën për solidaritetin me martirët


Shenjtëria e Tij Abuna Mathias I, Patriark i Kishës Ortodokse Tewahedo të Etiopisë, gjatë audiencës së sotme te Papa në Vatikan, ka falënderuar Atin e Shenjtë Françeskun për “shprehjet në kohën e duhur dhe të përzemërta të solidaritetit, në shumë raste e në mënyrë të veçantë, gjatë martirizimit të të krishterëve etiopë nga ana e grupeve terroriste. Mesazhi i Shenjtërisë së Tij dhe njohja nga ana e tij e masakrimit të të krishterëve si martirizim – tha përfaqësuesi ortodoks – ka qenë me domethënie të madhe për Kishën tonë”.








All the contents on this site are copyrighted ©.