2016-02-27 06:00:00

Viganò: Papa takohet me Confindustria për ta vënë punën në qendër


Papa Françesku priti në audiencë rreth 7 mijë afaristë italianë, me rastin e Jubileut të Industrisë. Që të premten, ata u mblodhën në Romë, në Augustinianum, për një kuvend me titull “Të punojmë së bashku. Zhvillimi, arsimi, puna”. Pjesëmarrësit reflektuan mbi sfidat njerëzore dhe etike të ekonomisë në kohët e shoqërisë globale e jashtëzakonisht të ndërlidhur.

Prefekti i Sekretarisë për Komunikimin, imzot Dario Edoardo Viganò, në një intervistë për Radio Vatikanin, nënvizon se ajo e Confindustria-s italiane është “histori vlerash, investimesh, trashëgimish familjare dhe krijimtarie”. Ai kujton kujdesin që afaristët duhet të tregojnë për njeriun, i cili, pikërisht në vendin e punës, mund ta ndjejë veten të realizuar, nëse e lejojnë të përdorë krijimtarinë e vet. “Besoj – shpjegon imzot Viganò – se në Itali e në Evropë, po jetojmë një moment, kur kjo pasuri e madhe që disponojmë, duhet rimenduar në mënyrë që të nxitet punësimi, i cili nuk duhet të kthehet në një parrullë të thjeshtë, por të shndërrohet në politika konkrete”.








All the contents on this site are copyrighted ©.