2016-02-27 16:07:00

Papa Françesku priti Presidentin e Republikës së Argjentinës, Mauricio Macri


Sot paradite, në Pallatin Apostolik të Vatikanit, Papa Françesku priti Presidentin e Republikës së Argjentinës, Mauricio Macri.

Më pas Presidenti u takua edhe me Sekretarin e Shtetit të Shenjtërisë së Tij, kardinalin Pietro Parolin, shoqëruar nga imzot Paul Richard Gallagher, sekretar për Marrëdhëniet me Shtetet.

“Gjatë bisedimeve të përzemërta, që vunë në pah marrëdhëniet e mira dypalëshe ndërmjet Selisë së Shenjtë dhe Republikës së Argjentinës - njofton Salla Vatikanase e Shtypit - u trajtuan tema me interes të përbashkët, si ndihma për zhvillimin e gjithanshëm, respektimi i të drejtave të njeriut, lufta kundër varfërisë dhe trafikut të drogës, drejtësia, paqja e pajtimi shoqëror. Në këto rrethana, u ripohua edhe kontributi pozitiv, posaçërisht në fushën e zhvillimit njerëzor e të formimit të breznive të reja, ofruar nga episkopati si dhe nga institucionet katolike në shoqërinë argjentinase e, në mënyrë të posaçme, në rrethanat e sotme ekonomike. Së fundi, nuk mungoi edhe prekja e disa temave me interes të madh në fushën rajonale e botërore”.

Papa i dhuroi Presidentit një medalion kushtuar paqes, Enciklikën “Laudato si’” dhe nxitjen apostolike “Evangelii Gaudium”; Macri i dhuroi Françeskut një kryq, që të kujton ungjillëzimin e jezuitëve në Argjentinë, një poncho dhe një Cd me muzikë argjentinase. 








All the contents on this site are copyrighted ©.