2016-02-26 18:11:00

Jubileu: Konfindustria takohet me Papën Françesku


Nesër Confindustria (Konfederata e përgjithshme e industrisë italiane)  do të takohet me Papën, me rastin e Jubileut të Industrisë. Takimit të madh të nesërm i parapriu kuvëndimi, i titulluar “Së bashku. Zhvillim, shkollim, punë”, mbajtur sot në Augustinainum. Gjatë takimit u reflektua për sfidat njerëzore dhe etike të ekonomisë, në rrethanat e shoqërisë globale e thellësisht të ndërlidhur.

U bënë propozime për krijimin e një kulture, që i ndihmon njerëzit të rriten së bashku, për ta bërë ekonominë, prodhim pozitiv të punës së përbashkët, larg nga kultura e përjashtimit. E u fol edhe për shpikjen e formave të reja të punës e të bashkëpunimit në botën e industrisë. Në diskutime morën pjesë personalitete të kulturës, të sipërmarrjeve e edhe të Kishës, si kardinajtë Calcagno, Vegliò e Ravasi. Për takimin me Atin e Shenjtë Bergoglio parashikohet pjesëmarrja e 7 mijë sipërmarrësve.








All the contents on this site are copyrighted ©.