2016-02-25 15:04:00

Raporti Amnesty 2015: shkeljet e të drejtave njerëzore në rritje


Rriten konfliktet dhe krizat humanitare në botë e në vitin 2015 janë rritur edhe shkeljet e të drejtave të njeriut. Ky realitet del në pah në Raportin e përvitshëm të Amnesty International, i cili nënvizon edhe sukseset globale që janë arritur, si heqja e dënimin me vdekje në tri Shtete: Ishujt Fixhi, Madagaskar e Suriname.

Mbrojtja ndërkombëtare e të drejtave të njeriut rrezikon të komprometohet për shkak të interesave kombëtare me vizion të ngushtë. Ky qortimi vjen nga Amnesty International në paraqitjen e Raportit 2015-2016, që tërheq vëmendjen mbi rritjen e konflikteve, mbi krizën e refugjatëve në Evropë, mbi rritjen e efekteve të miratimit të masave kundër terrorizmit nga ana e Shteteve dhe mbi krizën e Komunitetit ndërkombëtar. 122 janë shtetet ku është përdorur tortura, 113 shtetet ku është e kufizuar liria e manifestimit dhe ajo e shtypit, 156 mbrojtës të të drejtave të njeriut janë vrarë: çka do të thotë se në botë ushtrohet një represion përherë e më i fortë, e kush ka provuar të flasë apo të denoncojë, ka përfunduar keq.

Gjatë vitit janë regjistruar edhe disa ngjarje pozitive – lirimi i shumë të burgosurve, heqja e dënimit me vdekje në disa shtete, por kuadri në përgjithësi është i vështirë , sepse kemi krizën globale të refugjatëve që keqësohet vazhdimisht, kemi konfliktin sirian që keqësohet, kemi  konfliktin e ri në Jemen me krime lufte dhe kriza të tjera që akoma janë në rrugën e zgjidhjes”.

Në 160 shtete Amnesty International ka zhvilluar hetime e marrë informacione të besueshme mbi shkeljen e të drejtave të njeriut gjatë vitit 2015. Ndër sukseset globale, është miratimi nga ana e Asamblesë së përgjithshme të OKB-së i një rezolute mbi mbrojtësit e të drejtave të njeriut, mbështetur nga 190 Organizata jo qeveritare, ndër të cilat është edhe Amnesty. Pastaj është ulja e vendeve ku zbatohet dënimi me vdekje. E ky është një ndër aspektet e pakta pozitive të këtij Raporti 2015.








All the contents on this site are copyrighted ©.