2016-02-24 12:48:00

Në SHBA, lind Dialogu kombëtar katoliko-mysliman


Do të jetë kryeipeshkvi Blase J. Cupich i Çikagos, bashkëpresidenti i parë katolik i një forumi të ri takimesh ndërfetare, i quajtur “Dialogu kombëtar katoliko-mysliman”, promovuar nga Komisioni për punët ekumenike dhe ndërfetare në Konferencën Ipeshkvnore Amerikane.

Kisha Katolike duhet të kontribuojë në orientimin e dialogut me Islamin

Komisioni, njofton agjencia Fides, organizon takime dialogu katoliko-mysliman, në nivel rajonal, që prej 20 vjetësh. Imzot Mitchell T. Rozanski, kryetari i Komisionit, deklaron se ka ardhur koha për dialog në nivelin kombëtar. “Ndërsa rritet frika nga Islami në shoqëri – nënvizon ai – Kisha Katolike duhet të kontribuojë ta orientojë dialogun dhe vullnetin e mirë të palëve. Takimet tona kanë si qëllim mirëkuptimin, vlerësimin e ndërsjelltë dhe bashkëpunimin e katolikëve me myslimanët. Anëtarët kanë lidhje të qëndrueshme miqësie”.

Takimet e ndryshme në të gjithë vendin

Takimet e dialogut katoliko-mysliman zhvillohen, në nivel rajonal, në shumë zona si Mid-Atlantic, Midwest dhe në West Coast. Çdo takim kryesohet nga një ipeshkëv dhe një lider mysliman. Ato do të vazhdojnë, duke u koordinuar me dialogun në nivel kombëtar.








All the contents on this site are copyrighted ©.