2016-02-24 12:06:00

Audienca e përgjithshme: të korruptuarit dhe shfrytëzuesit të pendohen!


Në audiencën e  sotme të përgjithshme, mbajtur në Sheshin e Shën Pjetrit, Papa Françesku, duke vijuar katekizmin kushtuar mëshirës në Shkrimin Shenjt, shtjelloi temën “Mëshira dhe pushteti”.

Nëse humbet përmasa e shërbimit, nënvizoi Papa në audiencën e përgjithshme, duke komentuar rrëfimin biblik të Mbretit Akab, që donte të shtinte në dorë vreshtin e Nabotit për të zgjeruar trojet e pallatit, pushteti shndërrohet në arrogancë, bëhet sundim e dhunë. E pikërisht kjo ndodh me vreshtin e Nabotit. Mbretëresha Jezabelë, grua pa kurrfarë skrupulli, vendos ta zhdukë Nabotin. E për ta vënë në jetë planin e saj kriminal, shfrytëzon  pozitën. U jep urdhër autoriteteve të qytetit ta akuzojnë Nabotin se ka mallkuar mbretin. Mbretëresha mashtruese e dinte mirë se për një faj të tillë Naboti do të dënohej me vdekje. E kështu gruaja e pushtetshme e dënoi vreshtarin e pafajshëm. E dënoi dhe e grabiti. E kështu përfundon edhe historia: si vdiq Naboti, mbreti mundi ta shtjerë lirisht në dorë vreshtin e huaj, aq të dëshiruar. E kjo, sqaroi Papa, nuk është histori e  kohëve  të lashta, të perënduara. Jo! Është histori e kohëve tona!

E vetëm mëshira tregon, edhe në këtë rast, rrugën që duhet ndjekur. Mëshira mund t’i shërojë plagët, ta ndryshojë rrjedhën e historisë. Por për këtë, duhet t’ia hapësh zemrën mëshirës. Mëshira hyjnore është më e fortë se mëkati i njerëzve!

 








All the contents on this site are copyrighted ©.