2016-02-20 17:13:00

Jubileu i Kuries Romake: Françesku kërkon lutje për Shërbesën e tij


Në përfundim të audiencës së sotme të përgjithshme, Papa Françesku kujtoi se e hëna e ardhshme, 22 shkurt, festa e Katedrës së Shën Pjetrit, do të jetë “ditë e bashkimit të veçantë të besimtarëve me Pasardhësin e Shën Pjetrit e me Selinë e Apostolike. Kjo festë, në këtë Vit Shenjt - pohoi - do të jetë edhe dita jubilare për Kurien Romake, që punon ditë për ditë në shërbim të popullit të krishterë. Ju kërkoj të luteni në favor të Shërbesës sime universale e ju falënderoj për angazhimin tuaj në ndërtimin e përditshëm të bashkësisë kishtare”.

Jubileu i Kuries Romake dhe institucioneve, që lidhen me Selinë e Shenjtë, prej këndej, edhe i Radio Vatikanit, do të hapet të hënën, në orën 8.30, në Sallën e Palit VI, me kremtimin e Orës së Mesme dhe me meditimin, kryesuar nga ati jezuit Marko Ivan Rupnik, drejtor i Qendrës Aleti. Në orën 09.15 do të fillojë procesioni i rregulltarëve e i laikëve drejt Portës  Shenjte, ndjekur nga meshtarët. Në orën 10.30 Papa Françesku do të kryesojë Meshën, në Bazilikën e Shën Pjetrit.   








All the contents on this site are copyrighted ©.