2016-02-18 12:43:00

Papa: vëllezër meksikanë, faleminderit për pritjen!


“Falënderoj Meksikën dhe të gjithë meksikanët. Zoti dhe Zoja e Guadalupes na shoqërofshin gjithmonë”. Ky, tweeti i Papës shkruar në rrugën e kthimit nga shtegtimi apostolik në Meksikë. Pak para tij, në faqen e internetit @Pontifex, një mesazh tjetër: “E ndjeva veten të mikpritur, të pranuar me dashuri e shpresë nga vëllezërit meksikanë. Ju falënderoj që m’i hapët portat e jetës suaj”, shkruan Papa Bergoglio.

Pak para se të nisej, Papa kremtoi Meshën, në praninë e qindra mijëra njerëzve, vetëm 80 metra larg kufirit me SHBA-të. Avioni Papnor u nis nga Aeroporti i Ciudad Juárez në orën 19.16 me orën vendase (03, 16 evropiane) në drejtim të Romës-Ciampino.








All the contents on this site are copyrighted ©.