2016-02-18 12:15:00

Lutja e bekimi i heshtur i Papës për emigrantët në kufirin ndërmjet SHBA-ve e Meskikës


Para se të kremtonte Meshën në zonën e panaireve të Ciudad Juárez, rreth orës 17.00 (00.14 me orën evropiane), Papa Françesku u ndal nën një Kryq të madh prej druri, në kufirin e Meksikës me SHBA-të. Ati Shenjtë Bergoglio u lut në heshtje e la aty një  bekim për emigrantët, që humbën jetën në përpjekje për të kaluar kufirin, emigrantët, që ndodhen tej kufirit, në burgje ose që ndeshin një mori pengesash, krijuar nga policia e amerikane. E la një  kurorë me lule, për kujtim të njerëzve të humbur e të munduar.

Pikërisht poshtë kryqit janë edhe këpucët e emigrantëve, simbol i një mori të vdekurish në përpjekjen për të kaluar kufirin. Duke i bekuar mijëra besimtarët e pranishëm, në të dyja anët e kufirit, Papa theksoi se muret e rrjetat  zhduken në dashurinë e Krishtit për njeriun.

 

 

 

 








All the contents on this site are copyrighted ©.