2016-02-17 15:04:00

Kosova feston tetë vjetorin e pavarësinë, don Lush Gjergji, po konsolidohet shteti


Më 17 shkurt Kosova feston tetë vjetorin e pavarësisë. Ky përvjetor e gjen vendin me shumë sfida, të trashëguara e të reja, si amullia institucionale, pakënaqësia e popullsisë për gjendjen e rëndë të ekonomisë, për papunësinë e madhe, për vështirësitë që has zhvillimi shoqëror në vend, i cili është në një gjendje shqetësuese, për fenomenin e korrupsionit, për synimin e të rinjve, të cilët bëjmë çmos për t’u larguar nga vendi, kujtojmë se kosovarët janë të vetmit evropianë të Jug-Lindjes së Evropës, të cilët ende duhet të kërkojnë një vizë për të hyrë në hapësirën Schengen të BE-së etj..
Po gjatë kësaj periudhe të pavarësisë, duhet thënë se Kosova ka shënuar edhe arritje institucionale, shoqërore, edhe në nivelin e marrëdhënieve gjeopolitike. Nuk ka pasur ndryshime të mëdha, edhe pse sot Kosova është e njohur nga mëse 100 shtete në nivelin ndërkombëtar, ajo nuk mund të relacionohet vis-à-vis me Bashkimin Evropian në tërësi, sepse pesë vende të BE-së vazhdojnë ta konsiderojnë si një provincë të Serbisë. Koha do të tregojë nëse klasa politike e vendit është në gjendje t’u bëjë ballë sfidave aktuale e nëse mund t’i kapërcejë vështirësitë e mëdha, brenda e jashtë.
Sot, data e 17 shkurtit shënon ditën e shpalljes së Pavarësisë, e qytetarët e kremtojnë festën e Shtetit sovran të Kosovës si një ngjarje e arritje historike, me dëshirë e synim për një Shtet e një shoqëri demokratike me baza të ngritura mbi vlera të forta. Po sot, Urime Kosovë, Gëzuar ditën e Pavarësisë! 

Me rastin e 8-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, folëm me Vikarin e Përgjithshëm të Kishës katolike të Kosovës, dom Lush Gjergjin, ta dëgjojmë...








All the contents on this site are copyrighted ©.