2016-02-16 11:14:00

Më 16 shkurt kalendari kishtar përkujton shën Julien e Nikomedisë, virgjër e martire.


Julia lindi rreth vitit 285 në Nikomedi, sot Izmir, në Turqi. Ishte e vetmja e krishterë në familje. I ati adhuronte me zell të madh hyjnitë pagane, ndërsa e ëma ndiqte të shoqin. Sapo i kishte mbushur 9 vjetët, familja e fejoi me prefektin e qytetit, një pagan me emrin Eleuzio.

Sipas marrëveshjes ndërmjet dy familjeve, martesa do të bëhej sapo Julia të mbushte 18 vjet. Por ku vasha e mbushi moshën e martesës, u tha prindërve se do ta pranonte burrin që kishin zgjedhur për të, vetëm në se ai do të pagëzohej. I tërbuar nga ky ndryshim i paparashikuar i planeve, Eleuzio e paditi të fejuarën si e krishterë praktikante. Julien e burgosën dhe e dënuam me vdekje.

Po ajo nuk hoqi dorë nga feja e saj. Iu pre koka në kohën e Masimianit. Ikonografia shpesh herë vendos pranë saj një djall, që e tundon. Por nuk mungojnë edhe ikonat, të cilat e paraqesin gjatë torturave që iu desh të pësonte sa qe gjallë për t’i qëndruar besnike Krishtit. Paraqitet kryesisht e varur për flokësh ose duke u djegur ndërmjet flakëve.








All the contents on this site are copyrighted ©.