2016-02-13 14:50:00

Papa emëron imzot Jurkoviç Vëzhgues të Vatikanit pranë OKB-së në Gjenevë


Papa Françesku ka emëruar Vëzhgues të Përhershëm të Selisë së Shenjtë pranë Zyrës së Kombeve të Bashkuara në Gjenevë e Vëzhgues të Përhershëm pranë Organizatës Botërore të Tregtisë imzot Ivan Jurkoviç, deri më tani Nunc Apostolik në Federatën Ruse e në Uzbekistan.

Imzot Ivan Jurkoviç, kryeipeshkëv titullar i Corbavia-s, zëvendëson në këtë rol të rëndësishëm, nuncin apostolik imzot Silvano Maria Tomasi-n, i cili shkon në pension, për arsye të moshës, 75 vjeç.

Papa Françesku ka emëruar Nunc Apostolik në Lesoto e në Namibi imzot Peter Bryan Wells. Emërimi i shtohet detyrës së para disa ditëve si Nunc në Afrikën e Jugut e në Botsvanë. Imzot Peter Bryan Well ka qenë deri më tani këshilltar për çështje të përgjithshme të Sekretarisë së Shtetit të Vatikanit.








All the contents on this site are copyrighted ©.