2016-02-11 14:55:00

Papa inkurajon Eutelsat, Globecast e Sony: “Ndihmojeni CTV-në!”


Bashkëpunim për të ndërtuar ura, përmes komunikimit televiziv”: ky, inkurajimi i Papës Françesku drejtuar bashkësisë teknologjike, përfaqësuar nga liderët e Eutelstat, Globecast e Sony, të cilët i priti këto ditë në audiencë private, në Shtëpinë e Shën Martës, në praninë e kryesisë së Sekretarisë për Komunikimin dhe të Qendrës Televizive të Vatikanit.

Papa i ftoi të mbështesin udhën e reformës së mediave të Selisë së Shenjtë e, nga ana e tyre, partenerët teknologjikë përsëriten angazhimin për të vijuar bashkëpunimin me Sekretarinë për Komunikimet dhe CTV-në,  në veprimtaritë e ardhshme. Papa vlerësoi lart përpjekjet inovative, që u bënë për transmetimin drejtpërdrejt në televizion të hapjes së Portës Shenjte, në Vatikan. Ishte mondovizioni i parë me rrugë sateliti në Ultra HD, si dhe eksperimenti i parë i transmetimit live HDR në histori.








All the contents on this site are copyrighted ©.