2016-02-10 13:33:00

Papa: Krezhmë të mbarë!


“Ditë të mirë e Krezhmë të mirë! Sa bukur e domethënëse është të kesh Audiencën e Përgjithshme në këtë të Mërkurë të përhime në të cilën e fillojmë udhën e Krezhmëve”. Me këto fjalë Papa Françesku përshëndeti mase 30 mijë shtegtarë e besimtarë të pranishëm në Audiencën e sotme të Përgjithshme në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan.

Sot, ditën e parë të Krezhmëve, Papa Françesku kremton Meshën në ora 17.00 në Bazilikën e Vatikanit, me ritin e vendosjes së hirit e dërgiminn e Misionarëve të Mëshirës. Misionarët janë gjithsej ma se 1.000 e vijnë prej kontinenteve të ndryshme. Në Romë janë të pranishëm afër 700. Do të marrin “mandatin” së bashku me të drejtën apo pushtetin e zgjidhjes (faljes) edhe të atyre mëkateve që i rezervohen Selisë së Shenjtë.

Në Audiencën e Përgjithshme Papa nënvizoi se Krezhmët janë një kohë e volitshme për përforcimin e jetës personale shpirtërore: praktika e agjërimit është ndihmë për të fituar vetëpërmbajtjen, zotërimin mbi vetveten; lutja është mjet për të ndjerë praninë plot dashuri të Zotit; veprat e mëshirshme ndihmojnë për ta jetuar jetën personale me një vëmendje  e kujdes ndaj nevojave që kanë vëllezërit tanë.

Krezhmët, në këtë Vit Jubilar të Mëshirës – vijoi Ati i Shenjtë – janë edhe “një kohë e rast i veçantë për t’i kërkuar Zotit hirin e faljes për çdo të keqe dhe për t’i realizuar me zemër të hapur e të sinqertë veprat e mëshirshme porsi Ati!” – është këshilla e Papës.








All the contents on this site are copyrighted ©.