2016-02-10 14:27:00

Françesku: të sëmurët ta ndjejnë dashurinë tonë


Nesër, në Festën e Zojës Lurdë, do të kremtohet edhe Dita e 24-t e të Sëmurit. Kremtimi kulmor do të jetë ai i Nazaretit. Papa e kujtoi në audiencën e përgjithshme, me këto fjalë:

“Në mesazhin e këtij viti reflektuam për rolin e pazëvendësueshëm  të Marisë në Dasmën e Kanës dhe porosinë: “Bëni gjithçka t’ju thotë Ai”(Gjn 2,5). Në nxitjen e Marisë pasqyrohet dashuria e Zotit e mirësia e pambarim e Jezusit të mëshirshëm. Ju ftoj të luteni për të sëmurët e të veproni në mënyrë që ata ta ndjejnë dhembshurinë tonë. Dashuria e Marisë qoftë e pranishme në jetën e shumë njerëzve, që u rrijnë te koka të sëmurëve, duke ditur t’i bëjnë të vetat nevojat e tyre, edhe ata më të papërceptueshmet, sepse të para me sytë e dashurisë”

Së fundi Papa  inkurajoi të sëmurët e pranishëm në audiencën e përgjithshme t’i ofrojnë vuajtjet e tyre për kthimin e njerëzve, që jetojnë larg Zotit.








All the contents on this site are copyrighted ©.