2016-02-09 15:04:00

Parolin: sipas Papës, Gudalupe është me rëndësi për mbarë Amerikën Latine


 Françesku do të jetë në Meksikë nga 12 deri më 18 shkurt. E rikujton  sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali Pietro Parolin, në një intervistë dhënë revistës italiane “Familja e Krishterë”, në prag të shtegtimit, duke theksuar rëndësinë që ka për Françeskun Zoja e Gudalupes. E jo vetëm për Françeskun. Por edhe për Meksikën, madje, për gjithë Amerikën.

“Zoja, kur iu duk Juan Diegos në Gudalupe, i foli plot me dashuri për popullin, që po kalonte kohë të vështira të historisë së tij, e posaçërisht për të përvuajturit e të vegjlit. Këtij populli Ajo i tregoi Birin e vet, si burim ngushëllimi e shprese. Diti ta hedhë farën e Ungjillit në kulturën e këtij vendi e në thellësitë e zemrave. Në vitet, që pasuan dukjet, ndonëse në mes të tensioneve e konflikteve, vërehet një valë e vërtetë kthimesh në rrugën e Zotit, krejt e rrallë në historinë e Kishës universale. Ky, sipas meje, pohon kardinali Parolin, është mesazhi i përhershëm i Gudalupes: ftesa për ta pranuar Jezusin në jetën e në historinë personale, kombëtare, kontinentale: “Asaj, tha Papa më 12 dhjetorin e kaluar, ia drejtoj lutjen, që t’u prijë hapave të mi e të popullit të saj latinoamerikan, popull shtegtar, në kërkim të Nënës së Mëshirës, së cilës i lyp një gjë të vetme: “T’i tregojë Birin e saj, Jezus”.








All the contents on this site are copyrighted ©.