2016-02-08 17:40:00

Dita kundër tregtisë së njerëzve në emër të shën Gjyzepina Bakitës


“Të këputen zinxhirët e rëndë” e të ndalet “turpi i padurueshëm” i atyre që akoma sot blejnë e shesin qeniet njerëzore. Janë fjalët që Papa Françesku përdori këtë të diele në lutjen e mesditës të Engjëllit të Tënzot për të kujtuar Ditën e dytë të lutjes e të reflektimit kundër tregtisë e trafikut të njerëzve, që kremtohet sot në botë, një fenomen i hidhur, të cilin Papa Françesku e ka denoncuar shpesh herë.

Mendimi i Papës shkoi, tek ata, që i ndihmojnë skllevërit e rinj të sotëm për t’i copëtuar zinxhirët e shfrytëzimit e për ta rifituar lirinë dhe dinjitetin e tyre, lidhur edhe me Ditën e lutjes e të reflektimit kundër trafikut të njerëzve, që do të kremtohet nesër: “Mendoj posaçërisht për shumë gra e burra, e edhe për shumë fëmijë! Duhet bërë çdo përpjekje e mundshme për ta zhdukur këtë krim e këtë turp të palejueshëm”, tha Papa Bergoglio. Data e 8 shkurtit përkon me përkujtimin liturgjik të Shën Gjyzepina Bakhita, skllave sudaneze që u bë motër rregulltare kanosiane.








All the contents on this site are copyrighted ©.