2016-01-30 11:00:00

Videomesazh i Papës Françesku për Kongresin Eukaristik Ndërkombëtar


Në përfundim të Engjëllit të Tënzot të 30 janarir 2016, rreth orës 12.30, u bë i njohur videomesazhi i Papës Françesku për Kongresin Eukaristik Ndërkombëtar, që u zhvillua në Cebu të Filipineve. Duhet të kthehemi në kulturën “marr e jap”, pra të dhurimit e të pranimit të dhuratës nga të tjerët, nënvizoi në ndërhyrjen e tij, kardinali kryeipeshkëv i Manilës, Luis Antonio Tagle. Edicioni i 51-të i Kongresit Eukaristik përfundon pikërisht nesër, në një atmosferë vëllazërore e shpirtërore, siç dëshmon, në mikrofonin tonë, eprori i përgjithshëm i Kongregatës së të Shenjtnueshmit Sakrament, atë Eugenio Barnosa Martins:

Vërtet, kjo është shprehje e internacionalitetit e të katolicitetit të Kishës. Këtu, mundëm ta ndjejmë forcën eukaristike ashtu siç duket në kultura të ndryshme. Mund të themi se ishte një festë e madhe katolike. Më bënë përshtypje fjalët e një prelati nga Meksika, i cili foli për fenë e popullit, për atë fe, që e ndjemë shumë këtu në Filipine e unë, si brazilian, mund të them se e ndjejmë shumë edhe në Brazil. Kjo është një përmasë e fuqishme e fesë sonë. Si t’i vemë në dialog shprehjet popullore të fesë, përshpirtërinë popullore dhe përjetimin e Eukaristisë në një mënyrë më biblike? Kjo është sfidë e përhershme për Kishën. E kjo përvojë fetare, që mund të bazohet më shumë në Fjalën e Zotit, në Eukaristi, mund të bëhet një forcë e madhe për transformimin e realitetit.








All the contents on this site are copyrighted ©.