2016-01-27 12:09:00

Motër Elena Lulashi: Viti i jetës rregulltare dëshmi e Zotit me ne


Pas një viti lutjeje, përkushtimi, iniciativash të ndryshme, më 2 shkurt 2016, mbyllet Viti i Jetës së Kushtuar Zotit, shpallur nga Papa Françesku, më 30 nëntor 2014. Ky vit i dedikuar njohjes dhe rëndësisë së jetës së kushtuar Zotit, kishte si objektiva: Për të parë të kaluarën më mirënjohje; për të jetuar të tashmen me pasion; për të përqafuar të ardhmen me shpresë. Këto janë  tre pika mbi të cilat Papa Françesku u ka kërkuar rregulltarëve e rregulltarëve ta rizbulojnë dhe ringjallnin thirrjen e të qenurit rregulltar e të veprimtarisë së tyre ungjillëzuese.

“Dëshmia juaj e ndritshme e jetës të jetë si dritë mbi pishtar, për ta ndriçuar e për ta ngrohur mbarë popullin e Hyjit”!  Kështu qe shprehur Françesku në mesazhin e tij me rastin e hapjes së Vitit të Jetës Rregulltare. “Zgjojeni botën! Ndriçojeni me dëshminë tuaj profetike, kundër rrymës”. Për këtë i pati nxitur Papa Bergoglio rregulltarët, në hapje të Viti të Jetës së Përkushtuar, shpallur nga vetë Ati i Shenjtë Françesku, 50 vjet pas dekretit konciliar “Perfectae caritatis”, kushtuar përtëritjes së jetës rregulltare. Në mesazhin papnor, lexuar në Bazilikën e Vatikanit, Françesku shtrëngon në një përqafim reciprok rregulltarët e rregulltaret, flet për bukurinë dhe vlerën e kësaj forme të veçantë të ndjekjes së Krishtit, e cila përfaqësohet, shpjegoi Ati i Shenjtë Bergoglio, nga tërë ata burra e gra, që kanë vendosur të lënë gjithçka, për t’i përngjarë Krishtit më nga afër, përmes praktikimit të këshillave ungjillore.

Duke pasur parasysh nismat e shumta të këtij Viti, që janë organizuar në të katër anët e botës, Papa i nxit rregulltarët e rregulltarët për një dëshmi të ndritshme, duke u dhënë tri porosi programatike: “Të jeni plot gëzim”, domethënë, t’u tregoni të gjithëve se ndjekja e Krishtit e jeta sipas Ungjillit të tij, ta mbush zemrën me lumturi. Të jeni të guximshëm”, ngaqë, shkruan, kush e ndjen se Zoti e do, di t’i mbështesë në Të të gjitha shpresat, duke mundur, kështu, si themeluesit e urdhërave të ndryshëm të jetës rregulltare, të hapë rrugë të reja në shërbim të Hyjit e të njerëzimit. Porosia e tretë: “Të jeni burra e gra të bashkimit”. Ndërtues të palodhur të vëllazërisë, posaçërisht me të varfrit. Tregojini botës se vëllazëria universale nuk është utopi, por vetë ëndrra e Jezusit për mbarë njerëzimin! Viti i jetës së kushtuar do të mbyllet nga Papa Françesku, në bazilikën e Vatikanit, më 2 shkurtin e ardhshëm.

Ky Vit i Jetës Rregulltare, që njihet edhe si jetë e përkushtuar Zotit e të afërmit, afër përfundimit, u kremtua nën shenjën e shpresës së krishterë, sepse Zoti është besnik e, me mëshirën e Tij, i shndërron pabesitë tona. Kushdo, që shpreson në Të, nuk mbetet kurrë i zhgënjyer. Me Eproren e Përgjithshme të Motrave rregulltare Baziliane, me seli në Grottaferrata, afër Romës, motrën shqiptare Elena Lulashi  përshkojmë Vitin e Jetës Rregulltar.......

 








All the contents on this site are copyrighted ©.