2016-01-25 19:11:00

Neven Pelicariç, ambasador i ri i Kroacisë pranë Vatikanit


Papa Françesku priti sot paradite në audiencë Shkëlqesinë e Tij Neven Pelicariç, ambasador i ri i Kroacisë, për paraqitjen e Letrave Kredenciale, përmes të cilave akreditohet pranë Selisë së Shenjtë.

Ambasador i ri i Kroacisë pranë Selisë së Shenjtë, Shkëlqesia e Tij Neven Pelicariç, ka lindur më 17 janar 1966. Është laureuar në jurisprudencë (Universitetin e Zagrenit, 1992), më pas ka frekuentuar një master në të drejtën ndërkombëtare dhe diplomaci (Saint John’s University – Nju Jork, 1993-1995).

Ka pasur detyra të ndryshme pranë ministrisë së Çështje ndërkombëtare, ministrisë së Jashtme, si ambasador në Mea, në Spanjë, e së fundi si këshilltar diplomatik i kryeministrit të Kroacisë, në rangun e Ambasadorit.

Shkëlqesia e Tij Neven Pelicariç, ambasador i ri i Kroacisë pranë Selisë së Shenjtë, me rastin e nisjes së detyrës së lartë, mori përgëzimet për misionin e tij diplomatik.








All the contents on this site are copyrighted ©.