2016-01-21 14:20:00

Presidenti Ibrahim Rugova në përvjetorin e kalimit në amshim


 

Si sot, me 21 janar 2006, Kosova dhe shqiptarët përjetuan me hidhërim vdekjen e parakohshme të liderit e Presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova. Ai qe prijës i vlerave demokratike, i qëndresës qytetare, misionar i paqes, e vizionar e arkitekt i pavarësisë së Shtetit të Kosovës, mik e bashkëbisedues i çmuar i Bashkësisë Ndërkombëtare në Ballkan.

Ibrahim Rugova e frymëzimi i tij në jetën personale, në fushën e veprimtarisë kulturore, politike e publike. Burimi nga i cili nxirrte e kultivonte vlerat njerëzore e kombëtare, kulturore e shpirtërore, politike e shoqërore duke qëndruar para së keqes në rrugën e paqes e drejt lirisë dhe pavarësisë së vendit.

Dr. Ibrahim Rugove paraqiti gjendjen e rëndë të të drejtave njerëzore në Kosovë duke e ndërkombëtarizuar këtë çështje, e çojë zërin duke kërkuar respektimin e dinjitetit të çdo njeriu dhe të një populli të tërë. I frymëzuar nga personalitete të mëdha të së kaluarës e të kohës, si ipeshkvi shqiptar imzot Pjetër Bogdani, Gandhi, Martin L. King, V. Havel, Papa Shën Gjon Pali dhe e Lumja Nënë Terezë, dr. Ibrahim Rugova jetoi e veproi deri në fund për popullin dhe vendin e tij, duke lënë kështu një trashëgimi të jashtëzakonshme si njeri i kulturës, si kultivues i paqes e burrë shteti largpamës.

Mbi figurën e punën e dr. Ibrahim Rugovës të dëgjojmë dëshminë e Vikarit të Përgjithshëm të Kishës katolike të Kosovës, dom Lush Gjergjit...........

 

 








All the contents on this site are copyrighted ©.