2016-01-20 13:51:00

Papa pret ipeshkvijtë sudanezë: paqja është përparësi


Para audiencës së përgjithshme, Papa Françesku u takua me ipeshkvijtë e Sudanit Verior e Jugor, të cilët ndodhen në Romë për ushtrime shpirtërore dhe për të marrë pjesë në një takim të Kongregatës për Ungjillëzimin e Popujve. Mbi bisedën me Atin e Shenjtë, të dëgjojmë kryeipeshkvin e Jubës, imzot Paulino Lukudu Loro:

         Ishte shumë bukur. Arritëm ta shohim Atin e Shenjtë gjatë këtij takimit tonë, pra, ishte hir e bekim. Së pari, folëm me të për disa çështje të vendeve tona, të Sudanit të Veriut e të Sudanit të Jugut. Ai dëgjoi me vëmendje, sidomos kur i folëm për paqen, për të cilën kemi shumë nevojë. Tani kemi luftë, njerëzit vuajnë… Folëm edhe për çështjen e thirrjeve. Kisha duhet të përballojë çështjen e dioqezave vakante e duhet të krijojë të tjera, sepse ka shumë nevojë për këtë. Kemi edhe problemin e mbështetjes së klerit lokal, sepse nuk mund t’i japim mjetet për të jetuar…Mbi bazën e këtyre pikave, Papa bëri një koment, që na orientoi. Na dha sugjerime e bekime. E ftuam të vijë për të vizituar Sudanin e Jugut e ai na tha: “Jam gati. Do të kisha shumë dëshirë, shumë e shumë, por t’ia lëmë në dorë Zotit”.








All the contents on this site are copyrighted ©.