2016-01-18 18:00:00

Papa Françesku pret princat e Monakos


Papa Françesku priti sot Lartmadhërinë e Tij, Princin Albert II i Monakos, shoqëruar nga Princesha Charlene. Më pas, princi u takua edhe me Sekretarin e Shtetit të Vatikanit, kardinalin Pietro Parolin dhe me Sekretarin për Marrëdhëniet me Shtetet, imzot Paul Richard Gallagher.

         “Gjatë bisedimeve të përzemërta – njofton Salla e Shtypit e Selisë së Shenjtë – u nënvizuan marrëdhëniet e mira dypalëshe ekzistuese dhe u fol për kontributin historik të Kishës Katolike në jetën e Principatës. Në vijim të bisedës, palët u ndalën në disa çështje me interes të përbashkët, si mbrojtja e ambientit, ndihmat humanitare dhe zhvillimi i gjithanshëm i popujve. Së fundi, u morën parasysh, disa problematika, me interes për bashkësinë ndërkombëtare, si paqja dhe siguria, mikpritja e emigrantëve dhe gjendja e përgjithshme në rajonin e Mesdheut e të Lindjes së Mesme”.








All the contents on this site are copyrighted ©.