2016-01-16 17:21:00

USA: Obama, Rruzarja e Papës, ndërmjet sendeve, që i kam gjithnjë me vete


“Kam gjithnjë me vete një Rruzare, që ma dha Papa Françesku e që ka kuptim të thellë për mua”. Kështu u shpreh presidenti amerikan, Obama, për një nga sendet, që i mban gjithnjë në xhep, gjatë një interviste dhënë krijuesve të YouTube, në Shtëpinë e Bardhë. Papën e admiroj vërtet shumë, më bën të mendoj për paqen, për të promovuar mirëkuptimin dhe sjelljen etike, tha Obama, duke treguar Rruzaren. Presidenti nxjerr nga xhepi edhe një Budë të vogël, dhuruar nga një murg budist, si dhe një fish pokeri prej metali, për fat: “Këtë ma fali një çiklist në vitin 2007 në Lowa, tregon. Mbaj gjithnjë me vete disa sende, që më kujtojnë njerëz, të cilët i takova  gjatë jetës, historitë  e tyre, ëndrrat e tyre. Por kjo nuk do të thotë se jam bestyt. Kur ndjehem i lodhur ose i çkurajuar, shtoi, i kërkoj në xhepin tim e them me vete se duhet t’i përvishem përsëri punës, për të zgjidhur edhe problemet, që kanë të bëjnë me këta njerëz”.








All the contents on this site are copyrighted ©.