2016-01-15 14:22:00

Papa Françesku u takua, sot paradite, me bashkësinë e Kolegjit meshtarak argjentinas, në Romë


Papa Françesku u takua, sot paradite, me bashkësinë e Kolegjit meshtarak argjentinas, në Romë. Për këtë audiencë, zhvilluar në një klimë shumë familjare, intervistuam rektorin e Kolegjit, atë Ángel Hernández:

Përgjigje: - Un encuentro muy muy grato para nosotros. ..

Ishte një takim shumë i lumtur për ne. Na kanë vizituar tre ipeshkvij të Konferencës ipeshkvnore argjentinase, që ndjekin Kolegjin meshtarak. U kërkuam mundësinë për të pasur një takim me Atin e Shenjtë: e papritura ishte se na kushtoi shumë nga koha e tij. Mundëm ta përshëndesim edhe në emër të të gjithë besimtarëve, që zakonisht na kërkojnë ta bëjmë këtë. Papa e filloi takimin në mënyrë informale, duke dialoguar e duke u nisur pikërisht nga gjërat, për të cilat dëshironim ta pyesnim si dhe nga shqetësimet tona.

Pyetje: - Ç’mund të na thoni për mbresat nga ky takim?

Përgjigje: - En primer lugar lo que quiero compartire es que ha sido un verdadero encuentro de un pastor…

Ajo, që dëshiroj të them, është sidomos fakti se ishte takim i vërtetë i një bariu me një pjesë të grigjës së tij. Kolegji argjentinas strehon në Romë, meshtarë të rinj, të cilët vijnë këtu për të studiuar. Një nga pyetjet, që iu drejtua Atit të Shenjtë nga meshtarët, së cilës iu përgjigj, ishte: “Ç’duhet të bëjë meshtari, që vjen në Romë? Si duhet të kthehet në Argjentinë? Cilat duhet të jenë synimet e meshtarit, që përgatitet të studiojë?”. Papa tha: “Mirë, ai që Shën Pjetri e nënvizon në Librin e ‘Veprave të Apostujve’, kur lind problemi i shërbimit në mensa. Pjetri, së bashku me Apostujt, thërret diakonët në shërbim të mensave, kështuqë meshtarët të mund t’i kushtoheshin lutjes e predikimit të Fjalës së Zotit. Ati i Shenjtë nënvizoi se kjo është gjëja kryesore, që duhet të bëjë meshtari, kur të kthehet në Argjentinë: të kujdeset për lutjen e të predikojë Fjalën e Zotit në vendin, ku ndodhet e në rolin, që i caktohet, mbi bazën e specializimit të marrë. Papa tha edhe se e ndjen veten të mbështetur nga lutja e shumëkujt. Nënvizoi, më pas, me ngulm, se ka shumë njerëz të shenjtë, në Kishë e edhe në Kurien Romake.








All the contents on this site are copyrighted ©.