2016-01-08 16:49:00

Nigeri: përurohet shtatorja më e madhe e Afrikës, kushtuar Krishtit


Qindra besimtarë morën pjesë, këto ditë, në Abajah të Nigerisë, në përurimim e shtatores vigane: “Jesus the Greatest”(Jezusi më i madh). E gjatë 8,53 metra, me peshë 40 tonelata, shtatorja u realizua në mermer të bardhë. Veprën e porositi, më 2013, në një sipërmarrje kineze, Obinna Onuoha, drejtor i përgjithshëm i një shoqërie nigeriane për shpërndarjen e  gazit e të naftës. 

Ideja lindi më 1997

Katolik i kamur e i flaktë, kujton France Press, Onuoha është me origjinë nga Abajah, në Shtetin Imo. Ndërsa Shtatorja, e realizuar me dëshirën e tij, që e paraqet Krishtin këmbëzbathur e me krahë hapur, lartohet mbi Kishën e Shën Luigjit. “Do të jetë simbol i madh feje për katolikët e për të gjithë ata, që do të kalojnë pranë kësaj shtatorejeje  madhështore”, tha ipeshkvi i dioqezës së Orlu, imzot Augustin Tochukwu Okwuoma.

 “E do të jetë edhe shtatorja më e madhe e Kontinentit”, pohoi Obina Onuoha, i cili shpjegoi se ideja për realizimin e shtatores i lindi pas një vegimi, parë në vitin 1997.








All the contents on this site are copyrighted ©.