2016-01-06 15:33:00

Kumtimi i Ditës së Pashkëve


Lumnia e Zotit u dëftua e do të dëftohet gjithnjë mes nesh, deri në kthimin e Tij. Në ritmet dhe ngjarjet e kohës, kujtojmë dhe rijetojmë misteret e shëlbimit. Qendër e gjithë vitit liturgjik është Triditëshi i Zotit të kryqëzuar, të varrosur e të ngjallur, që arrin kulmin në të Dielën e Pashkëve, më 27 mars. Në çdo të diel, Pashkë e javës, Kisha shenjte e rijeton këtë ngjarje, përmes së cilës Krishti ngadhënjeu mbi mëkatin e mbi vdekjen. Nga Pashkët burojnë të gjitha ditët e shenjta: e Mërkura e Përhime, që shënon fillimin e Keshmëve, më 10 shkurt; Të Ngjiturit e Krishtit në Qiell, më 8 maj; Rrëshajët, më 15 maj; e Diela e parë e Kohës së Ardhjes, më 27 nëntor. Edhe në festat e Nënës së Shenjtë të Zotit, të apostujve, shenjtorëve e në përkujtimin e besimtarëve të vdekur, Kisha, shtegtare mbi tokë, shpall Pashkët e Zotit të vet, Krishtit, që ishte, që është, që vjen. Zotit të kohës dhe të historisë, i qoftë nderim e lavdi për shekuj të shekujve. Amen!








All the contents on this site are copyrighted ©.