2016-01-01 17:30:00

Viti Ri, kohë e dhuruar nga Zoti. Gëzuar!


Gëzuar  Vitin e Ri, që hapi para njerëzimit një kohë të re. T’i lutemi Zotit të na ndihmojë për të bërë në këtë kohë, atë që na dhuron, atë që dëshiron Ai vetë!

Koha e jetës sonë është e çmuar për t’i dhënë kuptim asaj e të tjerëve, për të medituar se kush jemi e ç’duhet të bëjmë, për të njohur e për të kërkuar, për të dashur e për të kuptuar se çdo ditë e Vitit të Ri, që sapo filloi, së bashku me Papën, t’i lutemi Hyjit të na japë bekimin hyjnor e t’i kërkojmë, me ndërmjetësi të Marisë, Nënës së Zotit, dhuratën e paqes: për familjet tona, për fshatrat e qytetet tona, për Atdheun tonë e për mbarë botën.

Për shumë vjet! Gëzuar Vitin e Ri, gëzuar, të gjithëve!








All the contents on this site are copyrighted ©.