2015-12-31 18:14:00

Në pritje të Vitit të Ri? Tashmë ka shkelur në Australi e në Zelandën e Re


2016-ta tashmë ka filuar në Kiribati e në Samoa, ishuj të Oqeanisë, ku banorët e kanë festuar hapin e parë të Tij në trojet e tyre, rrethuar nga ujërat. Pastaj, vetëm 15 minuta pas orës 11.00 me orën evropiane, Viti i Ri  u takua gjithë gëzim me 600 frymët  e arkipelagut neozelandez të Chathan,   që i dhanë shtytjen të niset menjëherë, me ngut, drejt Zelandës së Re. Tashmë Viti i Ri e ka përqafuar pjesën kryesore të Australisë e ka marrë pjesë edhe në festimet organizuar për nder të tij nga aborigjenët. Së fundi po shtegton në jugun aziatik: nga Filipinet, në Kamboxhia, Tailandë Vietnam.. Por, mos kini frikë se e ndalojnë milicët e Isisit! S’kanë ç’i bëjnë. Pikërisht në orën 12 të mesnatës do të shkelë në pragjet e shtëpive tona,  në  të gjitha viset e Evropës. Për të cokrruar kupën e verës, me urimin: “Gëzuar. Për shumë mot!”.








All the contents on this site are copyrighted ©.