2015-12-30 11:59:00

Papa: solidaritet me viktimat e motit të keq në SHBA-së, Britani të Madhe e Paraguai


Papa Françesku, në përfundim të audiencës së sotme të përgjithshme, bëri thirrje “të lutemi për viktimat e fatkeqësive natyrore që këto ditë kanë goditur SHBA-së, Britaninë e Madhe e Amerikën e Jugut, në mënyrë të veçantë Paraguain, duke shkaktuar viktima, shumë njerëz të pastrehë e dëme të mëdha”. “Zoti – u lutë Ati i Shenjtë – i ngushëlloftë popullsitë e goditura", dhe në vijim kërkoi "solidaritetin vëllazëror për t’i ndihmuar këto popullsi në nevojat e tyre të mëdha”. 








All the contents on this site are copyrighted ©.