2015-12-25 18:14:00

Tregtiza e Zotit


Tregtiza e Zotit

(Gojëdhënë)

Në një tregtizë, pas banakut

shikoj një Engjëll të vogël

me flatra bardh si dëbora.

I mrekulluar, e pyes:

“E çka shitet këtu?”.

“Gjithë të mirat e Zotit”,

më gjegjet shitësi me flatra.

“Kushtojnë shumë?”

“Janë të gjitha falas”,

më vjen sakaq  përgjigjja

e papritur, e çuditshme,

që nuk e dëgjon në asnjë dyqan të botës,

veç këtij, ku shet engjëlli.

Shikoj për rreth  me kureshtje:

shishe plot me fe, paketa me shpresë,

kuti me lumturi…

marr guximin e kërkoj:

“Më jepni, ju lutem, shumë dashuri,

e gjithë faljen që keni në dyqan.

Një shishe me fe, pastaj

e një fuçi me lumturi.

Shëlbim, sidomos,

për mua e miqtë e mi!”.

Engjëlli më gatit një paketëz

të mbështjellë mirë e bukur,

por aq të vogël

sa për një dorë.

“Gjithë ai mall që porosita

hyri këtu?” - pyes.

E Ai, duke qeshur:

“Miku im i dashur,

tregtiza e Zotit

nuk shet fryte, por farë!”.








All the contents on this site are copyrighted ©.