2015-12-25 18:07:00

Nina nana arbëreshe për Krishtlindje


Lexojmë, jo pa çudi, në prag të Krishtlindjes, në gazetën italiane “Avvenire” të datës 19 dhjetor 2015, një ninullë popullore, një këngë djepi, kënduar nga arbëreshët për Krishtlindje, shkëputur nga përmbledhjet “siculo-arbëreshe” të Lionardo Vigo (1805-1888). E sjellë nga dheu i  shprishur, në dhe të huaj, pesë shekuj më parë, vijon të këndohet, për t’i ndjellur gjumin Foshnjës Hyjnore, që vjen.

Ninulla e botuar në gazetë pasohet nga një shpjegim i shkurtër. E njeh lexuesin me arbëreshët e me këngët e bukura, që nënat arbëre i këndojnë këto ditë mbi djepin më të çuditshëm në botë: mbi grazhdin me kashtë, ku lind Zoti ynë.

“Të njohur edhe si shqiptarët e Italisë, shkruhet në Avvenire, arbëreshët janë pakicë etnolinguistike që, si ikën nga Shqipëria e pushtuar prej turko-otomanëve, ruajtën në rrjedhë shekujsh lidhjen e ngushtë me atmen, gjuhën, këngët e popullit të vet, të cilat i mbartën si thesare e i përcollën brez pas brezi. Ninulla si këto këndohen ende në këto ditë feste në disa vise të Molises, të Pulies, Kalabrisë, Bazilikatës, Sicilisë, ku mund të dëgjojmë një repertor shumë të pasur “Këndimesh për të ljert’ e Krishtit” U përpoqëm ta kthejmë ninullën, botuar arbërisht e italisht nga Avvenire, në gjuhën e sotme shqipe, duke u munduar t’ia ruajmë kuptimin që kishte kur ‘ljeu’ në dheun tënë, krejtësisht të kërshtërë, para se mbi të të dyndej dimri i madh i pushtimit osman. Por, natyrisht, pa mundur t’ia ruajmë bukurinë dhe freskinë e origjinalit, me autor gjeniun Popull. 

 

Ç’mrekulli është vallë kjo?

(Nina nana arbëreshe për Foshnjën Hyjnore)

‘Ç’mrekulli kjo, që na gëzoi

Erdh pranvera, dimri shkoi.

Ljeu Krishti në një skutë,

Ljeu i varfër e i butë.

Ljeu aty, e s’ljeu në Horë,

Në një shpellë e nën dëborë,

Ljeu, e qielli u bë  dritë

Nata u shndërrua në ditë.

Jeta u mbush plot me gëzim,

pemët, me fletëza në bulim.

Na pru Zoti në këtë dhe

Gaz të madh, paqe e hare!

 

Ninulla në arbërishte:

Çë thavmasmë isht kjo?

Çë edhe nata ditë u bë.

të ghzon zemërën

dimri shkoi e s’ ishtë më

gjithë jeta bën hare

ljulje e peme për në dhe

Ljeu jashtë e jo në Horë

në një shpellë, në një gërromim

ljeu në tsin, ljeu në sborë

ljidhur klje te një skutin

mbet në kashtë e në sanùa

si i vapkëth për mua

E si ljeu n’ ata malje

n’ ata malje ashtu tutsè me ghzim

Parraisi u psaljë gazin

m’ i madh njeriut i qièlli

paqe, gaz, haré

yn’ Zot pru në ktë dhe

Përkthimi italisht:

Che portento è mai questo? La notte si è fatta giorno. L’inverno è passato, non tornerà più. Tutto il mondo fa festa spuntano fiori e frutta sulla terra. È nato a cielo aperto e non in città. È nato in una spelonca. Nel gelo e nella neve, avvolto in un panno in mezzo alla paglia ed al fieno povero come me. Nato tra quei monti remoti. Il Paradiso di allegria risuonò. Il Signore portò in questa terra pace, gioia, riso e allegria.








All the contents on this site are copyrighted ©.