2015-12-24 12:40:00

Urimi i Papës, në ditën e shëlbimit tonë


Exultemus in die salutis nostrae (“Galdojmë në ditën e shëlbimit tonë): janë fjalët, shkëputur nga predikimi i 29-të i Leonit të Madh, që Papa i zgjodhi këtë vit për biletën e urimeve të Krishtlindjes. Mbi kartolinën, shtypur nga Tipografia e Vatikanit, riprodhohet edhe kompozimi i titulluar “Krishti Fëmijë adhurohet nga engjëjt” i piktorit Carlo Maratti (Maratta). I lindur në vitin 1625, në San Germano di Camerano (Ancona), Maratti qe figurë qendrore e pikturës italiane në gjysmën e dytë të gjashtëqindës. I formuar në Romë (ku edhe vdiq më 1713), në shkollën e Andrea Sacchi-t, një nga përfaqësuesit më të mëdhenj të klasicizmit, është autor i një mori veprash të famshme kishtare, që mund të admirohen edhe sot e kësaj dite në Vatikan si dhe në disa kisha të kryeqytetit italian.








All the contents on this site are copyrighted ©.