2015-12-22 14:29:00

Më 1 janar do të hapet Porta Shenjte e Bazilikës së Shën Marisë së Madhe


Më 1 janarin  Papa Françesku do të hapë Portën Shenjte të Bazilikës së Shën Marisë së Madhe, në Romë. Kremtimi i Meshës, kryesuar nga Ati i Shenjtë, do të fillojë në orën 17.00, në Solemnitetin e Marisë, Nënë e Zotit.

Kujtojmë se Françesku është shumë, shumë i devoçëm i Zojës “Salus Populi Romani”, e jo vetëm tani, si Papë. Edhe kur ishte në Argjentinë,   pas vizitave të tij në Romë, shkonte gjithnjë për t’i bërë një vizitë e për ta përshëndetur Zojën, duke ia besuar ndjetet e tij e nevojat e Kishës e duke i kërkuar ndihmë në kryerjen sa më mirë të misionit ipeshkvnor. Si Papë, është gjunjëzuar 28 herë para figures mrekullibërëse. E kjo flet qartë për devocionin dhe dashurinë e tij. Te Zoja shkon gjithnjë, para se të niset për ndonjë shtegtim jashtë Italie, e prap te Zoja, menjëherë, sapo kthehet. E thotë gjithnjë: “Nuk mund të mos shkoja për ta përshëndetur Zojën”.

E të diel do ta përshëndesë përsëri, me një përshëndetje të re, duke hapur Portën e Mëshirës së Zotit pikërisht në Bazilikën më të lashtë të Nënës së Zotit, Nënë e Mëshirës!








All the contents on this site are copyrighted ©.