2015-12-17 13:32:00

Së shpejti shenjte, Maria Hesselblad, pioniere e dialogut ekumenik


Pak ditë më parë, Papa Françesku priti në audiencë kardinalin Angelo Amato, prefekt i Kongregatës për Çështjet e Shenjtorëve dhe e autorizoi dikasterin të shpallë dekretin mbi shenjtërimin e afërt të një rregulltareje të jashtëzakonshme, pioniere e dialogut ekumenik, si dhe mbi 4 të Lumë e 12 të Nderuar të rinj, nga të cilët, dy laikë.

Rregulltarja, që së shpejti do të shpallet shenjte, është e Lumja  Maria Elisabetta Hesselblad, themeluese e Urdhërit të të Shenjtnueshmit Sakrament të Shën Brigjidës, lindur në Flågavik të Suedisë më 4 qershor 1870 e vdekur në Romë, më 24 prill 1957, lumnuar nga  Gjon Pali II më 9 prill 2000. Pasi shërbeu gjatë si infermiere në një spital, reformoi Urdhërin e Shën Brigjidës, duke iu kushtuar posaçërisht kundrimit, bamirësisë  në ndihmë të nevojtarëve dhe bashkimit të të gjithë të krishterëve. 

Tre, të Nderuarit, të cilëve iu njoh mrekullia e nevojshme për ndërmjetësim:  Mariae Celeste Crostarosa, murgë, themeluese e Motrave të Shën Shëlbuesit (Napoli, 31 tetor 1696 – Foggia, 14 shtator 1755); Maria i Jezusit, Themeluese e Kongregatës së Motrave Kapuçine të së Papërlyerës së Lurdës (Palermo, 2 tetor 1852 – Cinisi, 27 janar 1923;) Itala Mela, Oblate Benediktine e Manastirit të Shën Palit, në Romë (Spezia, 28 gusht 1904 - Spezia, 29 prill 1957).

I njihet mrekullia edhe Shërbëtorit të Zotit, Ladislao Bukowiński, prift dioqezan, lindur në Berdyczów, Ukrainë, më 22 dhjetor 1904 e vdekur në  Karaganda, Kazakistan, më 3 dhjetor 1974.  

Dekretet njohin edhe virtytet heroike të 12 shërbëtorëve të Hyjit. Janë:

 Angelo Ramazzotti, Patriark i Venedikut; Giuseppe Vithayathil, prift dioqezan në Indi; Giuseppe Maria Arizmendiarrieta, prift dioqezan  spanjoll; Giovanni Schiavo, meshtar i Kongregatës së Shën Jozefit, brazilian; Venanzio Maria Quadri, rregulltar i Urdhërit të Shërbëtorëve të Marisë, italian; Guglielmo Gagnon, rregulltar i Urdhërit Spitalor të Shën Gjonit të Zotit, lindur në SHBA e vdekur në Vietnam; Teresa Rosa Ferdinanda de Saldanha Oliveira de Sousa e Urdhërit të Tretë të Shën Dedës, portugeze; Maria Emilia Riquelme Zayas, themeluese e  Institutit të Misionareve të të Shenjtnueshnit Sakrament, spanjolle; Maria Speranza e Kryqit, spanjolle; Emanuela Maria Maddalena Kalb, rregulltare e Kongregatës së Motrave Kanonikeze të Shpirtit Shenjt në Sassia, polake.

Dy shërbëtorët e Zotit laikë, janë: Nicola Wolf, zviceran e Teresio Olivelli. Italian.  








All the contents on this site are copyrighted ©.