2015-12-17 11:10:00

Ditëlindja e Papës. Kard. Humes: i uroj dhembshurinë e Zotit


Këto orë, nga e gjithë bota, mbërrijnë urimet për ditëlindjen e Papës Françesku, i cili sot, mbushi 79 vjeç. Të ndjekim urimet e kardinalit brazilian Claudio Hummes, mik i vjetër i Jorge Mario Bergoglio-s:

         Dua t’i bëj komplimentet dhe urimet e mia të përzemërta e miqësore Papës Françesku, Atit tonë të Shenjtë, të cilin e duam fort të gjithë. Dua t’i them se të gjithë ne lutemi gjithmonë për të me gjithë zemër, pikërisht siç na kërkon ai vetë. Zoti i dhashtë gjithnjë gëzim, lumturi, qetësi, në këtë shërbim kaq të rëndësishëm e, nganjëherë, edhe shumë të vështirë. Pastë ëmbëlsi në këtë ditë të lindjes, atë ëmbëlsi e dhimbsuri të veçantë për të cilën flet shpesh, atë që Zoti tregon ndaj nesh, ëmbëlsinë e dhimbsurinë hyjnore. Në këtë ditë, Zoti i dhashtë ëmbëlsi e dhimbsuri tejet të veçantë.

         Çfarë mund t’i urojmë për të ardhmen?

         I urojmë një papni të gjatë, tepër të gjatë. Kisha ka nevojë për këtë papni, Kisha ka nevojë për këtë projekt, që ai e ka dashur dhe po e vë në jetë. Atëherë, i urojmë një papni të gjatë e Zoti i dhashtë gjithnjë guxim në punën e tij.








All the contents on this site are copyrighted ©.