2015-12-16 15:28:00

Selia e Shenjtë për Moneyval: hetime më të thella kundër riciklimit


Raporti i Komitetit Moneyval i 8 dhjetorit të kaluar vë në dukje se gjatë dy vjetëve të fundit, Selia e Shenjtë dhe Shteti i Vatikanit kanë bërë hapa të rëndësishme përpara në krijimin e një rrjeti institucional dhe normativ për parandalimin e luftën kundër riciklimit të parave dhe financimit të terrorizmit. Gjykata e Vatikanit ka bllokuar 11,2 milion euro si rezultat i hetimeve në vijim.  

         Në një notë të Sallës së Shtypit të Vatikanit sqarohet se krimet për të cilat po hetohet, janë kryer jashtë territorit vatikanas, nga njerëz jashtë Selisë së Shenjtë. Rrjeti ndërkombëtar i krijuar u lejon hetuesve të bashkëpunojnë me shtetet përkatëse në të gjithë botën. Nota përfundon duke theksuar se Selia e Shenjtë pranon ftesën e Komitetit Moneyval për të forcuar edhe më shumë aftësitë e ndërhyrjes së Gjykatave dhe të Xhandarmërisë vatikanase, në mënyrë që hetimet të jenë më të thella, sidomos në fushën penale e në krimet e kryera brenda territorit të shtetit të vogël papnor.








All the contents on this site are copyrighted ©.