Sot Ati i Shenjtë priti në audiencë, në Pallatin Apostolik të Vatikanit, presidentin e Sri Lankës, Maithripala Sirisena, i cili më pas u takua edhe me sekretarin e Shtetit të Shenjtërisë së tij, kardinalin Pietro Parolin, shoqëruar nga imzot Paul Richard Gallagher, sekretar për Marrëdhëniet me Shetet:
“Bisedimet e përzemërta, njofton një notë e Sallës së Shtypit të Vatikanit, nisën me kujtimin e vizitës së Atit të Shenjtë në janarin e kaluar e, më pas, u ndaluan mbi disa aspekte të historisë së kohëve të fundit në vend si dhe mbi procesin e paqes e të pajtimit, në vijim, duke uruar që të kontribuojë për promovimin e harmonisë së qëndrueshme shoqërore. U kujtua edhe kontributi i rëndësishëm i Kishës Katolike në sektore të ndryshme të shoqërisë si dhe rëndësia e dialogut ndërfetar. Nuk mungoi shkëmbimi i mendimeve rreth temës së mjedisit. U vlerësuan edhe rezultatet e Konferencës për ndryshimet klimaterike, që sapo përfundoi në Paris”.
All the contents on this site are copyrighted ©. |