2015-12-13 11:28:00

Papa Françesku hapi Portën Shenjte të Shën Gjonit në Lateran


Papa Françesku hapi, sot paradite, Portën Shenjte të Bazilikës së Shën Gjonit në Lateran, në të Dielën III të Kohës së Ardhjes, që njihet me emrin “Gaudete”- “Gëzojuni”. Pas ritit të hyrjes dhe aktit pendestar në tremen e bazilikës, Papa hapi Portën Shenjte dhe u ndal për disa çaste në lutje mbi pragun e saj.  

Pastaj hyri vetëm, i pari, në Bazilikë i ndjekur nga bashkëkremtuesit  dhe nga disa rregulltarë e besimtarë shekullarë. Procesioni u drejtuar nga Katedra, ku nisi riti i Meshës Shenjte.

Në orën 10.30 kardinali James Harvey, Delegat papnor, kryesoi kremtimin e  Meshës dhe të hapjes së Portës Shenjte  të Bazilikës së Shën Palit Jashtë Mureve të Romës.








All the contents on this site are copyrighted ©.