2015-12-13 01:00:00

Don Gjergj Meta kujton imzot Rrok Mirditën


Javën e kaluar, bashkësia katolike e Tiranës ishte në zi për vdekjen e ipeshkvit të vet, imzot Rrok Mirditës. Mesha e dritës e kryeipeshkvit të ndjerë të kryedioqezës metropolite të Tiranë-Durrësit u kremtua të enjten, me pjesëmarrjen e një numri të jashtëzakonshëm ipeshkvijsh, meshtarësh, rregulltarësh e besimtarësh, nga të gjitha trevat shqiptare e edhe nga SHBA-të, ku  e kaloi një pjesë të jetës së tij, imzot Rrok Mirdita. Për ta kujtuar, ashtu siç bën populli shqiptar të dielën e parë pas vdekjes, i telefonuam don Gjergj Metës, i cili ndoqi marrëdhëniet me shtypin gjatë gjithë përgatitjeve e kremtimit të funeralit. Ta dëgjojmë, i intervistuar nga don David Gjugja… 

 








All the contents on this site are copyrighted ©.