2015-12-11 17:27:00

Shtegtim shpirtëror përmes Portës Shenjte të Bazilikës së Shën Pjetrit, Mëkati i rrjedhshëm


Hyjmë ngadalë brenda kornizës së skenës së parë të Portës Shenjte. Para nesh, poshtë, në të majtë, është druri i së mirës e i së keqes: spërdredhur në trungun e tij, gjarpëri tundues, që i fryn në vesh gruas, duke ia mbushur mendjen të mos i bindet Zotit. E gruaja e sheh se pema është e mirë për t’u ngrënë, e bukur për t’u parë, e dëshirueshme për të fituar dijen; gruaja merr prej frytit të saj dhe e ha! Pastaj ia jep edhe burrit të vet, që është me të. E ha edhe ai. Atëhere hapen sytë të dyve e shikojnë se janë lakuriq (Zan 3,6).

Ç’ fitore e bukur!

Mëkati duket si kulm i fitores, nësa është dështim i plotë; duket si maja e lirisë, ndërsa është hon skllavërie. Duket sikur të çon në lumturi, ndërsa të çon në mjerimin më të zi.

Jeremia Profet, me fjalë krejt të qarta, përshkruan mekanizmin vetëdënues të mëkatit. Ai u flet mëkatarëve të kohës e u thotë: “Ata  shkuan pas kotësisë, e u bënë edhe  vetë të kotë” (Jer 2,5). E shton: “Dije e shiko sa gjë e keqe dhe e hidhur është ta braktisësh Zotin, Hyjin tënd!” (Jer 2,19).

Kur njeriu shkëputet nga Zoti, humbet pikën e mbështetjes, braktis gurrën  e gëzimit dhe e shuan etjen me ujin e qelbur të knallit.

Ecim brenda kornizës së Portës Shenjte e, duke u shtyrë në shtigjet e zanafillës, shikojmë sesi edhe kafshët vihen në ikje, të tmerruara; tani e tutje ndër ta do të zgjohen instinktet e egra, nuk do të jenë më miq të njeriut, por të gatshëm për t’u sulur kundër tij me egërsinë më të madhe.

Një gjë, vetëm, është e qartë: mëkati e largon njeriun nga Zoti… Por Zoti mbetet Atë. Prandaj shpresat nuk janë plotësisht të humbura….

Dalim nga kjo kornizë, të përgatitur për të hyrë në të dytën…Shtegtimi biblik vijon. Shkojmë hap pas hapi drejt takimit me Zotin, duke kapërcyer Portën Shenjte të bazilikës së Shën Pjetrit….

Të themi një Atynë… 








All the contents on this site are copyrighted ©.