2015-12-11 11:05:00

Gjatë Jubileut, shtyhen vizitat e Papës në Itali


Dje, gjatë një konference për shtyp në Milano, kardinali Angelo Scola lajmëroi se Sekretaria e Shtetit të Vatikanit e ka njoftuar për shtyrjen e vizitave papnore në Itali. Për shkak të impenjimeve për Jubileun, Papa Françesku do të shkojë në Milano gjatë vitit 2017, në vend të 7 majit 2016, siç ishte parashikuar. Ka mundësi, që të shtyhen për më vonë, edhe vizita të tjera baritore në Itali.








All the contents on this site are copyrighted ©.