2015-12-10 14:19:00

Ndërroi jetë kardinali Terrazas. Papa: i shërbeu Ungjillit, drejtësisë e paqes


Ndërroi jetë dje kardinali bolivian Julio Terrazas Sandoval, kryeipeshkëv nderi i Santa Cruz de la Sierra (Vallegrande, 07. 03. 1936 – Santa Cruz, 09. 12. 2015). Ishte 79 vjeç.

Papa Françesku, në një telegram drejtuar kryeipeshkvit të Santa Cruz de la Sierra, imzot Sergio Alfredo Gualberti Calandrina, shpreh ngushëllimet e tij të thella për vdekjen e kardinalit që, nënvizon,  me dritën e fesë e me forcën e shpresës, e kreu shërbesën me besnikëri, bujari e guxim, duke shkrirë gjithë jetën në shërbim të Ungjillit, të drejtësisë e të paqes .

Pas vdekjes së tij, Kolegji Kardinalor numëron 216 kardinaj nga të cilët, 117 me të drejtë zgjedhore, 99 me të drejtë këshillimore, sepse mbi moshën 80 vjeç, 

 

 








All the contents on this site are copyrighted ©.